• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Tajlandë këtë vit nga vala e ngrohtë kanë vdekur mbi 30 njerëz

Në Tajlandë këtë vit nga vala e ngrohtë kanë vdekur mbi 30 njerëz

Bangkok, 25 prill 2024 (MIA) - Në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok sot është lëshuar paralajmërim i ri për shkak të temperaturave ekstreme të ajrit. Sipas meteorologëve, sot pritet temperatura të rritet mbi 52 gradë Celsius.

Ministria e Shëndetësisë dje kumtoi se 30 persona kanë vdekur nga vala e ngrohtë në periudhën prej 1 janarit deri 17 prill, që është shumë brengosëse në krahasim me 37 rastet e vdekjes në tërë vitin 2023.

Në Bangkok dje janë matur 40,1 gradë Celsius.

Valë ekstreme e ngrohtë ka përfshirë pjesë nga Azia Jugore dhe Juglindore këtë javë, duke i detyruar shkollat mbarë Filipinet ta ndërpresin mësimin, ndërsa besimtarët në Bangladesh luten për shi. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR