Në "Tabanoc" pritet rreth 45 minuta, në "Bogorodicë" rreth gjysmë ore
- Në vendkalimin kufitar "Tabanoc" ka frekuencë të rritur të automjeteve për shkak që koha e pritjes për hyrje është rreth 45 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare të vendit, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.
- Post By Ramize Qamili
- 19:33, 1 gusht, 2025
Shkup, 1 gusht 2025 (MIA) - Në vendkalimin kufitar "Tabanoc" ka frekuencë të shtuar të automjeteve ku koha e pritjes për hyrje është rreth 45 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare të vendit, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është shtuar. Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s