• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në "Tabanoc" për hyrje në vend pritet 40 minuta, ndërsa në "Bogorodicë" për dalje deri në 1,5 orë

Në

Shkup, 8 korrik 2023 (MIA) - LAMM informon se për shkak të frekuencës së rritur, në vendkalimin kufitar (VK) "Tabanoc" për hyrje në vend pritet 30 deri 40 minuta, ndërsa në VK "Bogorodicë" për dalje koha e pritjes është 60 deri në 90 minuta. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Sipas LAMM, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR