• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për hyrje dhe dalje nga vendi pritet 30 minuta

Në

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në vendkalimet kufitare "Bogorodicë" dhe "Tabanoc" pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.  

KUJDES: LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR