Në "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për dalje pritet rreth 30-40 minuta
- Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur,ndërsa në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve, për dalje nga shteti koha e pritjes është rreth 30-40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi LAMM.
- Post By Melahat Baftija
- 10:05, 12 gusht, 2023
Shkup, 12 gusht 2023 (MIA) - Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur,ndërsa në vendkalimet kufitare "Tabanoc" dhe "Bogorodicë" për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve, për dalje nga shteti koha e pritjes është rreth 30-40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi LAMM.
Rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjalizimit rugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht nëpër rrugët në fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Delleçevë. mb/
Foto: MIA