• e premte, 22 nëntor 2024

Në sulmet ruse ndaj Ukrainës deri tani jetën e kanë humbur 589 fëmijë, ndërsa 1.681 janë plagosur

Në sulmet ruse ndaj Ukrainës deri tani jetën e kanë humbur 589 fëmijë, ndërsa 1.681 janë plagosur

Kiev, 12 nëntor 2024 (MIA) - Një nënë dhe tre fëmijët e saj u vranë në sulmin me raketa ruse në Krivi Rih mbrëmë vonë, njoftoi sot guvernatori i këtij qyteti në Ukrainën qendrore, Oleksandar Vilkul, ndërsa mediat ukrainase publikuan të dhëna të qarta për viktimat e fëmijëve që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës.

Trupat e katër viktimave u nxorën nga rrënojat nga një ekip shpëtimi pasi raketa balistike goditën ndërtesën pesëkatëshe në atë qytet, njoftoi Radio Evropa e Lirë (REL). 

Gjithashtu, mediat ukrainase sot njoftuan se në sulmet ruse deri tani jetën e kanë humbur gjithsej 589 fëmijë, ndërsa të paktën 1.681 fëmijë janë plagosur. 

"Më shumë se 2.270 fëmijë janë prekur nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë. Deri në mëngjes më 12 nëntor të vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare të prokurorit për të mitur, jetën e kanë humbur 590, ndërsa më shumë se 1.681 janë lënduar në shkallë të ndryshme", thuhet në raportin e Zyrës së kryeprokurorit të publikuar në Telegram. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR