• e shtunë, 28 shtator 2024

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës jetën e humbën 16 persona, mes tyre katër fëmijë

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës jetën e humbën 16 persona, mes tyre katër fëmijë

Gazë, 16 shtator 2024 (MIA) - Në sulmet ajrore izraelite jetën e humbën 16 persona në Rripin e Gazës, midis të cilëve pesë gra dhe katër fëmijë, kumtuan zyrtarët palestinezë, duke cituar mediat amerikane.

Greva, e zhvilluar herët në mëngjes, shkatërroi shtëpi në kampin e refugjatëve Nusejrat në pjesën qendrore të enklavës. Aty jetën humbën dhjetë persona, mes të cilëve katër gra dhe dy fëmijë.

Spitali Auda, ku u transferuan trupat, ka konfirmuar numrin e viktimave dhe raportoi për 13 të tjerë të plagosur.

Në një sulm tjetër në një ndërtesë banimi në qytetin e Gazës, gjashtë persona u vranë mes të cilave një grua dhe dy fëmijë, publikoi Mbrojtja civile ku ekipet e shpëtimit operojnë nën kontrollin e Hamasit.

Izraeli tha se kishte në shënjestër vetëm luftëtarët e armatosur dhe akuzoi Hamasin dhe grupet e tjera të armatosura për rrezikimin e civilëve duke vepruar në zonat e banuara. Armata rrallë komenton për sulme specifike në të cilat gratë dhe fëmijët janë shpesh viktima.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës kumtoi se më shumë se 41.000 palestinezë janë vrarë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar i cili ndezi luftën me Izraelin. Ministria nuk specifikoi se sa prej tyre ishin luftëtarë të grupeve të armatosura, ndërsa sa civilë, por tha se pak më shumë se gjysma e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë. Izraeli ka publikuar se më shumë se 17.000 luftëtarë janë vrarë në luftime, pa dhënë prova. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR