Dy të vdekur dhe 76 të plagosur në sulmin e sotëm izraelit në Bejrutin jugor
- Ministria e Shëndetësisë së Libanit tha se dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 76 janë plagosur në sulmin e sotëm ajror izraelit në periferinë e dendur jugore të Bejrutit.
- Post By Fami Bajrami
- 20:54, 27 shtator, 2024

Bejrut, 27 shtator 2024 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë së Libanit tha se dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa 76 janë plagosur në sulmin e sotëm ajror izraelit në periferinë e dendur jugore të Bejrutit.
Sipas ministrisë, bëhet fjalë për një bilanc preliminar.
Bilanci përfshinte “15 persona për të cilët është nevojitur hospitalizim”, thuhet në komunikatën e ministrisë.