• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në SPB Shkup, ka raportime për vandalizëm në Kapishtec, ndërmerren masa për zbulimin e autorëve

Në SPB Shkup, ka raportime për vandalizëm në Kapishtec, ndërmerren masa për zbulimin e autorëve

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Raportime për prishje të rendit dhe qetësisë publike në lagjen Kapishtec të Shkupit kanë arritur në SPB Shkup. Nga atje thonë se ndërmerren masa për zbulimin e autorëve dhe zbardhjen e rastit.

"Në SPB Shkup ka raportime për prishje të rendit dhe qetësisë publike nga ana e disa personave me atë që i dëmtojnë rekuizitat dhe inventarin në parkun në "Kapishtec". SPB Shkup ndërmerr masa për konfirmimin e autorëve në këtë akt dhe për zbardhjen e rastit. Në drejtim të parandalimit nga ngjarjet e tilla udhëheqësia e SPB Shkup mbajti takim pune me kryetarin e Komunës Qendër ku ishte dakorduar veprimi i përbashkët në zgjidhjen e problemeve aktuale në komunën Qendër në drejtim të vendosjes së rendit, paqes dhe rehatisë së dëshiruar të qytetarëve nga kjo komunë", thonë për MIA-n nga SPB Shkup.

Komuna e Qendrës sot dërgoi video incizim ku shihen persona të rinj si shkatërrojnë këndet e fëmijëve në lagjen Kapishtec të Shkupit.

Video materiali, siç informuan nga Komuna, është marrë nga qytetarët e ndërtesave të rrethinës afër këndit të lodrave në Kapishtec. sa/

Foto: Komuna Qendër

https://youtube.com/shorts/vzmeI8GKK-g?si=yeudEgGpGN9awgvJ

QËNDRONI TË LIDHUR