Në Somali janë vrarë 70 anëtarë të organizatës Al Shabab
- - Në një operacion ajror kundër organizatës Al Shabab në Somali, janë neutralizuar 70 anëtarë të asaj organizate.
- Post By Fitore Curri
- 19:08, 25 prill, 2024

Mogadishu, 25 prill 2024 (MIA) - Në një operacion ajror kundër organizatës Al Shabab në Somali, janë neutralizuar 70 anëtarë të asaj organizate.
Në rajonin e Somalisë Mudug është kryer operacion ajror kundër organizatës Al Shabab, njoftoi Ministria e Informacioneve.
Në aksion u vranë 70 anëtarë të organizatës, ndërsa 30 janë lënduar.
Në rajonin e njëjtë dje ishin vrarë më shumë se 150 pjesëtarë të organizatës Al Shabab në operacionet e rregullta kundër kësaj organizate.
Përderisa armata e Somalisë i intensifikon operacionet kundër Al Shabab, anëtarët e organizatës synojnë zonat civile dhe ushtarake. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s