• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në shuarjen e zjarrit në malin Mukos nesër do të angazhohen aeroplanë dhe pjesëtarë të Armatës dhe MPB-së

Në shuarjen e zjarrit në malin Mukos nesër do të angazhohen aeroplanë dhe pjesëtarë të Armatës dhe MPB-së

Shkup, 25 gusht 2024 (MIA) - Në shuarjen e zjarrit në malin Mukos të komunës së Çashkës nesër do të përfshihen dy aeroplanë dhe 25 pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Armatës si mbështetje ndaj ekipeve të Pyjeve kombëtare të cilët po bëjnë prerje për të ndaluar përhapjen, njoftoi pasditen e sotme Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Shtabi kryesor i QMK-së në orën 18:50 ka marrë informacion për zjarrin nga koncesionuesi në vendin e gjuetisë në malin Mukos me foto dhe lokacion. Është konstatuar se bëhet fjalë për zjarr që ka qenë aktiv nga data 6 deri më 18 të këtij muaji dhe është shuar plotësisht.

"Me kërkesë të kryetarit të komunës së Çashkës për mbështetje ajrore dhe numër shtesë të resurseve njerëzore, Shtabi kryesor i QMK-së mori vendim që nesër në orën 06:30 të dërgohen 25 pjesëtarë të MPB-së, 25 pjesëtarë të armatës si dhe dy aeroplanë për mbështetje ajrore të forcave të dislokuara në terren. Sot Pyjet nacionale po bëjnë prerje për të kufizuar zjarrin në mënyrë që ai të mos përhapet në drejtim të fshatit dhe manastirit ‘Sh. Nikolla’", njofton QMK.

Ata thonë gjithashtu se nuk ka pasur raportim për zjarrin përmes numrit të emergjencës 112 dhe Sektorit për operacione dhe koordinim të QMK-së.

Në territorin e vendit është aktiv zjarri edhe në komunën e Resnjës, në malin Galiçicë, ndërsa nën kontroll është edhe zjarri në komunën e Demir Hisarit në malin e Plakenit.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR