Në shuarjen e zjarrit në Dibër janë përfshirë dy "er traktorë"
- Në shuarjen e zjarrit të madh i cili prej dje është aktiv në fshatin Tatar Elevci, Dibër sot janë përfshirë dy “er traktorë”, të cilët furnizohen me ujë nga liqeni i Dibrës.

Dibër, 8 gusht 2024 (MIA) - Në shuarjen e zjarrit të madh i cili prej dje është aktiv në fshatin Tatar Elevci, Dibër sot janë përfshirë dy “er traktorë”, të cilët furnizohen me ujë nga liqeni i Dibrës.
"Në marrëveshje me Qendrën për Menaxhimin e Krizave dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në shuarjen e zjarrit janë përfshirë dy “er traktor” dhe shpresojmë që gjatë ditës ta kemi nën kontroll. Meqenëse ekzistonte rreziku që ai të përhapet në fshat, zjarrin e kemi fikur fillimisht në pjesën veriore, ku është vënë nën kontroll, tha për MIA-n Xhetan Miftaroski, komandant i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve.
Ai shtoi se zjarrfikësit e Dibrës, të punësuar nga nga filiali "Stogovë" i NP “Pyjet Kombëtare” “Stogovë”, si dhe banorë nga fshati Kosovrast i epërm, të cilët edhe dje e shuanin zjarrin, sot janë të angazhuar nga 3 ora e mëngjesit.
Bëhet fjalë për një zonë të paarritshme, nën shpatet e malit Deshat.
Zjarri deri më tani ka përfshirë mbi 30 hektarë pyje me kërcell të ulët dhe bar. ls/
Foto: NJTZ Dibër