• e hënë, 01 korrik 2024

Në Shtip janë hapur 74 vendvotime

Në Shtip janë hapur 74 vendvotime

 Shtip, 24 prill 2024 (MIA) - Në Shtip mëngjesin e sotëm janë hapur me kohë 74 vendvotime dhe votimi po zhvillohet qetë dhe pa probleme, njoftoi kryetari i Komisionit Komunal i Zgjedhjeve (KKZ) - Shtip, Viktor Vacev.

Sipas listës zgjedhore me të drejtë vote janë 41.489 qytetarë, të cilët mund të ushtrojnë të drejtën e votës në vendvotime. 

 

MIA sot në mëngjes ishte në vendvotimin 22 92 në gjimnazin "Sllavço Stojmenski" - Shtip. Kryetarja e Këshillit Zgjedhor, Vaska Taseva, thotë se vendvotimi është hapur me kohë dhe të drejtën e votës në këtë vendvotim mund ta ushtrojnë 896 votues.

 Procesi zgjedhor ka filluar dje kur në kushte shtëpie kanë votuar 158 të sëmurë dhe të pafuqishëm. Votimi u mbajt edhe në IHNP -  burgu - Shtip, ku nga 203 votues të regjistruar nga 40 komuna të Maqedonisë së Verit, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 144 të dënuar ose 71 për qind.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR