• e mërkurë, 26 qershor 2024

Në Shtip dhe Manastir aktivitete përkujtimore me rastin e 81-vjetorit të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia

Në Shtip dhe Manastir aktivitete përkujtimore me rastin e 81-vjetorit të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia

Shkup, 10 mars 2024 (MIA) - Në kuadër të programit përkujtimor me rastin e 81-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë, sot në Shtip do të zhvillohen disa aktivitete. Në Këshillin e Qytetit do të mbahet program përkujtimor, në të cilin do të flasë kryetari Ivan Jordanov, ndërsa më pas do të zhvillohet "Kortezhi i të gjallëve" - ​​nga Komuna e Shtipit deri te Monumenti i hebrenjve të dëbuar, ku do të vendosen lule. Nderime para Monumentit duke vendosur kurorë lulesh, do të bëjnë edhe deputetët Nikolla Micevski dhe Emilia Rambabova. Programi përfundon me shfaqjen teatrore "Fëmija me pizhame me vija" në Teatrin Popullor Shtip.

Në Manastir do të vazhdojnë aktivitetet për nderime që kanë nisur dje. Lule do të vendosen para Monumentit të hebrenjve të dëbuar nga Manastiri - "Menora nga guri" dhe monumentit të Estrea Ovadia Mara, pataj vijon "Koretzhi të gjallëve" nga Qendra Shëndetësore "Dr. Haim Abravanel" deri në stacionin hekurudhor, ku do të flasë kryetari Toni Konjanovski. Deputetet Marija Koçovska dhe Ollga Lozanovska do të vendosin lule në Memorialin e Viktimave të Holokaustit nga Manastiri.

Aktivitetet qendrore përkujtimore do të mbahen nesër në Shkup, me nderime para Monumentit të 7.144 hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia në Monopolin e Shkupit. Do të kenë fjalime kryetari i bashkësisë hebraike në vend, Pepo Levi, kryetari i qeverisë, Talat Xhaferi dhe ambasadorja e Izraelit, Simona Frankel. Më pas do të bëhen nderime për Tumën e hebrenjve të dëbuar nga Maqedonia dhe në Monumentin e luftëtarëve të rënë të LNQ në varrezat e qytetit "Butel". Lule te Monumenti pranë ish-Monopolit të Shkupit do të vendosë edhe delegacioni parlamentar i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski. Në delegacion janë deputetet Marija Georgievska, Beti Stamenkovska Trajkovska dhe Rashela Mizrahi. Ata do të vendosin edhe kurora me lule në Monumentin e hebrenjve të dëbuar në Butel.

Aktivitetet përkujtimore me rastin e 81-vjetorit të deportimit të hebrenjve të Maqedonisë do të përfundojnë me një mbrëmje komemorative në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë, në të cilën do të flasin presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, kryetari i bashkësisë hebraike në vend Pepo Levi dhe përfaqësuesi special i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë Saracin.

Bashkësia hebraike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Fondi i Holokaustit të Hebrenjve nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga 9 deri më 11 mars 2024 shënojnë 81-vjetorin e holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia. Aktivitetet filluan dje në Manastir, me shfaqjen teatrore "Fëmija me pizhame me vija" në Teatrin Popullor.

Më 11.03.1943 година, 7.144 hebrenj ne Maqedoni nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi janë dëbuar në "kampin e vdekjes" - Trebelinka që është edhe një nga përqindjet më të larta të hebrenjve të dëbuar në botë sipas numrit të popullatës (98 për qind). fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR