• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Shqipëri filloi zyrtarisht fushata për zgjedhjet vendore

Në Shqipëri filloi zyrtarisht fushata për zgjedhjet  vendore

Tiranë, 14 prill 2023 (MIA) - Një muaj para ditës së zgjedhjeve, ka filluar sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Shqipëri më 14 maj.

Në zgjedhje do të marrin pjesë 48 parti politike, me rreth 22.000 kandidatë, të cilët pretendojnë të hyjnë në pushtetin e ri vendor në 61 bashki.

Nga numri i përgjithshëm, 141 kandidatë do të konkurrojnë për postin e kryetarit.

Në të gjitha bashkitë, kandidatë kanë Partia Socialiste e Edi Ramës, të mbështetur nga parti të tjera dhe koalicioni zgjedhor "Së bashku fitojmë", i drejtuar nga Partia e Lirisë së Ilir Metës. Partia Demokratike e Enkelej Alibeut ka kandidatë të saj në 14, ndërsa vetëm në dy bashki, Sarandë dhe Devoll, ka nga një kandidat të pavarur.

Në 45 bashki do të konkurrojnë dy kandidatë, në 14 bashki do të ketë tre, në Sarandë katër, ndërsa në Tiranë janë gjashtë kandidatë në fletëvotim.

Partitë politike do të prezantojnë programet e tyre deri më 12 maj në mesnatë, kur fillon heshtja zgjedhore.

Gara për pushtetin e ri vendor do të zhvillohet kryesisht mes Partisë Socialiste të Ramës dhe Koalicionit "Fitojmë së bashku" të kryesuar nga Meta, ku bën pjesë edhe krahu demokrat i Sali Berishës. mb/

Foto: Komisioni qendror zgjedhor i Shqipërisë

 

QËNDRONI TË LIDHUR