• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup sanohen dëmet nga stuhia e mbrëmshme

Në Shkup sanohen dëmet nga stuhia e mbrëmshme

Shkup, 19 korrik 2024 (MIA) - Sanohen dëmet nga stuhia e mbrëmshme që goditi disa pjesë të Shkupit dhe shkaktoi më shumë dëme - drunj të rënë, automobila të dëmtuara, çati, shtëpi të vërshuara... 

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, raportohet se kanë rënë 35 drunj, 15 shtylla, 21 çati, 10 shtëpi të përmbytura dhe dy automjete të dëmtuara.

Siç informuan për MIA nga EVN Maqedoni, furnizimi me energji elektrike është normalizuar në ato pjesë të Shkupit, të cilat kanë mbetur pa energji elektrike për më shumë se 12 orë pas stuhisë së djeshme të shkurtër që përfshiu kryeqytetin.

Një pjesë e lagjeve të Shkupit kanë mbetur pa energji elektrike mbrëmë, ndërsa shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, sipas EVN Maqedoni, kanë qenë dy linja të transmetimit 110 kilovat që furnizojnë trafostacionet "Aerodrom" dhe "Lindje".

Në informacionet e paradites nga EVN Maqedoni, bëhet me dije se ekipet e tyre kanë punuar gjatë gjithë natës për të sanuar defektin që ka ndodhur si pasojë e stuhisë së fortë të mbrëmshme.

Gjithë fotogalerinë e dëmeve mund ta shikoni  këtu. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR