• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup sanksionohen 261 shoferë, 88 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 261 shoferë, 88 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA) - Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 261 sanksione, prej të cilave 88 gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 21 gjoba për ngasjen e automjetit pa patent shoferi, 12 sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit. Të dhënat janë bërë të ditura sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, njëzet e gjashtë sanksione për mosshfrytëzimin e rriptit të sigurisë, pesë gjoba për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara.

Nga MPB theksuan se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Prej aty apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR