• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup sanksionohen 142 shoferë, 52 për vozitje të shpejtë

Në Shkup sanksionohen 142 shoferë, 52 për vozitje të shpejtë

Shkup, 28 prill 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme  vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. 

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 142 sanksione, prej tyre 52 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 15 gjoba për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, gjashtë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit...

Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, dhe ju bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR