• e premte, 22 nëntor 2024

Në Shkup punëtori pesëditore për "Luftë kundër tregtisë së paligjshme të mallrave kulturore në Ballkanin Perëndimor"

Në Shkup punëtori pesëditore për

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) – Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov sot në Muzeun e luftës maqedonase do të mbajë fjalim në punëtorinë "Lufta kundër tregtisë ilegale të mallrave kulturore në Ballkanin Perëndimor". Në hapjen e aktivitetit, të pranishmit do t’i përshëndesin Sinisha Seshum dhe Mateo Rosati nga Byroja Rajonale e UNESKO-s për shkencën dhe kulturën në Evropë.

Punëtoria pesëditore ka për intencë rritjen e ndërgjegjësimit dhe ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër tregtisë së paligjshme të mallrave kulturore për kategori të ndryshme të institucioneve kryesore dhe palëve të tjera të prekura.

Pjesëmarrës do të jenë ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas, përfaqësues nga Ministritë e Kulturës dhe Turizmit, Drejtësisë, për Punë të Brendshme dhe Drejtorisë doganore, prokurorë dhe gjyqtarë publikë, si dhe profesionistë të muzeve dhe menaxherë të lokaliteteve.

Projekti "Lufta kundër tregtisë së paligjshme të mallrave kulturore në Ballkanin Perëndimor" financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga UNESKO përmes Byrosë rajonale të UNESKO-s për shkencë dhe kulturë në Evropë me seli në Venecia dhe antenës së saj në Sarajevë.

FOTO: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR