Në Shkup nesër regjim i posaçëm i komunikacionit
- SPB Shkup njofton se nesër, me fillim në orën 11 për shkak të mbajtjes së protestës, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:13, 30 prill, 2025
Shkup, 30 prill 2025 (MIA) - SPB Shkup njofton se nesër, me fillim në orën 11 për shkak të mbajtjes së protestës, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor do të marrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.
"Protesta është planifikuar të fillojë para ndërtesës së LSM-së në rrugën "Mirçe Acev", majtas përgjatë rrugës "Filip i Dytë i Maqedonisë", djathtas përgjatë rrugës "11 Tetori", pastaj drejt rrugës "Dimitrie Çupovski", djathtas përgjatë rrugës "Vasill Gllavinov", drejt përgjatë bulevardit "VMRO", majtas përgjatë bulevardit "Ilinden" deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut", njoftoi MPB-ja.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë. qa/
Foto: arkivi i MIA-s