• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup mbahet Kongresi i 14-të ballkanik për gjenetikë humane dhe Takimi i 9-të për sëmundje të rralla i Evropës Juglindore

Në Shkup mbahet Kongresi i 14-të ballkanik për gjenetikë humane dhe Takimi i 9-të për sëmundje të rralla i Evropës Juglindore

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Në Shkup prej sot e deri të shtunën do të mbahen Kongresi i 14-të ballkanik për gjenetikë humane dhe Takimi i 9-të për sëmundje të rralla i Evropës Juglindore, të organizuar nga Shoqata për Gjenetikë Humane në Maqedoni (SHGJHM) dhe Shoqata për Sëmundje të Rralla në Maqedoni (SHSRM), me mbështetje të shoqatave të pacientëve për sëmundje të rralla nga vendi. 

Konferenca e quajtur "Sëmundje gjenetike - nga diagnostika deri në parandalim dhe terapi" i është kushtuar pacientëve me sëmundje të trashëguara, ndërsa veçanërisht atyre me sëmundje të rralla. 

Në konferencë pritet prania e rreth 200 punëtorëve shkencorë dhe shëndetësorë nga vendi, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi.

"Krahas ligjëruesve të ftuar nga vendet ballkanike, në këtë ngjarje ligjërata do të mbajnë edhe ekspertë eminentë nga sfera e gjenetikës humane dhe sëmundjeve të rralla nga Austria, Belgjika, Italia, Kanadaja dhe nga Holanda. Do të përfshihen diagnostikë, parandalim dhe terapi e sëmundjeve të rralla, por edhe e sëmundjeve komplekse, që kanë të bëjnë me faktorë gjenetikë. Qëllimi i këtij tubimi ndërdiciplinor është që të shkëmbehen përvojat, risitë dhe sfidat mes ekspertëve gjenetistë, pediatër, nevrologë, kardiologë, hematologë, onkologë, gjinekologë dhe profesionistë nga degë të ndryshme të mjekësisë", njoftojnë organizatorët. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR