• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup Konferencë ndërkombëtare si udhërrëfyes për Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën në rrugën drejt aderimit në BE

Në Shkup Konferencë ndërkombëtare si udhërrëfyes për Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën në rrugën drejt aderimit në BE

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Konferencë ndërkombëtare me temë "Shoqëria më e gjerë evropiane: Rëndësia e sundimit lokal" në organizim të Asociacionit evropian për demokraci lokale - ALDA sot dhe nesër do të mbahet në Shkup në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në konferencë, përfaqësuesit e Qeverisë, përfaqësuesit e autoriteteve lokale dhe organizatat civile të vendeve të ndryshme, do të kenë mundësi të bisedojnë dhe t'i ndajnë qëndrimet e tyre për procesin e zgjerimit të bashkësisë evropiane në Ballkanin Perëndimor, Moldavi dhe Ukrainë, si dhe për rëndësinë e pushtetit lokal gjatë këtij procesi aderues.

Pjesëmarrësit do të tentojnë ta përmirësojnë mirekuptimin e qasjes strategjike ndaj refomrave, krijimit të planeve të aksionit, metodologjinë e planifikimit, zbatimin dhe ndjekjen. Do to theksohet rëndësia e pjesëmarrjes së qytetarëve në proces, me shembuj të iniciativave lokale dhe rajonale dhe praksave të mira nga bashkësia më e gjerë evropiane.

Konferenca ndërkombëtare financiarisht përkrahet nga Iniciativa Qendrore Evropiane, Këshilli i Evropës dhe Qendra e saj për ekspertizë për reforma në vetëqeverisjen lokale. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR