• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Shkup janë sanksionuar 150 shoferë

Në Shkup janë sanksionuar 150 shoferë

Shkup, 23 mars 2024 (MIA) - Gjithsej 150 masa, mes të cilave 20 për tejkalim  të shpejtësisë, ndërsa 13 për vozitje pa patent shofer, janë shqiptuar gjatë kontrolleve të djeshme në rajonin e komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit që i kreu Sektori për punë të brendshme Shkup.

Siç informon MPB, vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 150 kundërvajtje, prej të cilave njëzet sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, trembëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, shtatë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjeitit, pesë sanksione për ngasjen e autmjhetit nën dnikimin e alkoolit...

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Foto: МIА arkivi

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR