Në Shkup do të mbahet Punëtori rajonale për praktikat më të mira për shoqatat e grave në polici
- Në Shkup sot u mbajt Punëtori rajonale për praktikat më të mira për shoqatat e grave në polici, në organizim të Misionit të OSBE-së në vendin tonë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:41, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Në Shkup sot u mbajt Punëtori rajonale për praktikat më të mira për shoqatat e grave në polici, në organizim të Misionit të OSBE-së në vendin tonë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Duke shprehur mbështetje të plotë ndaj proceseve për implementim cilësor të poltikave gjinore, para së gjithash në pikëpamje të barazisë gjinore, si dhe në pikëpamje të nevojës për organizim asociativ, drejtori i byrosë për siguri publike pranë MPB-së, Aleksandar janev në fjalimin e tij përshëndetës theksoi se përvojat dhe praktikat e deritanishme tregojnë qartë se gratë në MPB në raport me angazhimin e tyre profesional munden dhe dinë, të përballen me të gjitha sfidat, përfshirë edhe të profesionit të sigurisë. ndërkaq në pjesë të madhe të sferave, posaçërisht punës policore, të jenë mjaft më të suksesshme, më efikase se kolegët e tyre burra.
Siç informojnë nga MPB, në punëtori fjalime patën edhe Muamet Rexhepi, ndihmës ministër i Sektorit për Bashkim Evropian dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe Eduard Anderson, shef i Sektorit për siguri dhe mbështetje të bashkësive pranë Misionit të OSBE-së në Shkup.
Përndryshe në punëtori, siç theksojnë nga MPB, përfaqësues të disa policive nga rajoni, ndërkaq në bazë të analizave krahasuese dhe praktikave ekzistuese nga funksionimi i shoqatave të grave në policitë e vendeve nga EJL në tre panele të veçanta diskutuan për përvojat dhe idetë për funksionim të mëtutjeshëm të shoqatave të tilla, ndërkaq të cilat janë në interes të statusit më cilësor dhe perspektivave profesionale të grave në polici. ab/
Foto: МРB