• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Shkup do të mbahet Festivali i dytë për banim

Në Shkup do të mbahet Festivali i dytë për banim

Shkup, 1 qershor 2024 (MIA) - Organizata për banim dhe qiramarrës (ODS) dhe Fondacioni Fridrih Ebert - Zyra në Shkup sot organizojnë festivalin e dytë të banimit, me fillim nga ora 12:00 në Parkun e Frankofonisë në Shkup.

Siç njoftuan organizatorët, ky aktivitet do të trajtojë çështje që lidhen me banimin dhe nevojat e të rinjve, banimin e aksesueshëm dhe të përballueshëm, perspektivën gjinore në banim, të drejtat e qiramarrësve, sigurinë në banim, banimin e qëndrueshëm, pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje, si dhe për shumë tema të tjera të rëndësishme.

Është planifikuar pjesëmarrja e ekspertëve nga Suedia, Gjermania, Belgjika dhe Unioni Ndërkombëtar i Qiramarrësve, të cilët në partneritet me ODS-në po zhvillojnë bashkëpunim për përmirësimin e banimit në Maqedoninë e Veriut.

Në festival janë ftuar përfaqësues nga Komisioni Rregullator për Banim, institucione të tjera relevante, organizata të shoqërisë civile, përfaqësues të organizatave rinore dhe studentore, si dhe palë të tjera të interesuara në këtë proces. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR