• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Shkup 162 kundërvajtje në komunikacion

Në Shkup 162 kundërvajtje në komunikacion

Shkup, 22 mars 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 masa.

Siç bëri të ditur MPB, në mesin e masave janë edhe pesë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 12 sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, tetë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, 16 sanksione për kundërvatje të cilat i kryejnë këmbësorët.

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", theksojnë nga MPB. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR