• e martë, 24 dhjetor 2024

Në shkollat e Dibrës janë mbledhur mbi 213 mijë denarë për rajonet e rrënuara të Turqisë dhe Sirisë

Në shkollat e Dibrës janë mbledhur mbi 213 mijë denarë për rajonet e rrënuara të Turqisë dhe Sirisë

Dibër, 20 shkurt 2023 (MIA) - Anëtarët e klubit të të rinjve pranë Organizatës së Kryqit të Kuq të Dibrës zhvilluan aksion për mbledhjen e mjeteve për zonat e rrënuara në Turqi dhe Siri.

"Të rinjtë organizuan aksion për dhurim vullnetar të mjeteve në tri shkollat ​​fillore, dy në Dibër dhe në fshatin Kosovrast i Poshtëm, si dhe në shkollën e mesme të qytetit. Në to janë mbledhur 213.500 denarë, kontribute vullnetare të studentëve, profesorëve të tyre dhe punëtorëve tjerë. Po ashtu, me iniciativën e tyre është duke u zhvilluar turneu humanitar në futboll të vogël, ndërsa mjetet e grumbulluara janë edhe për zonat e prekura", deklaroi për MIA-n Isni Telqiu, sekretar i Kryqit të Kuq të Dibrës.

Klubi, i cili ka 25 të rinj si anëtarë dhe ka zhvilluar një sërë aktivitetesh deri më tani, si vizita e të moshuarve dhe personave vulnerabël, takimi me ta dhe blerja e produkteve dhe barnave të nevojshme, dërgimi i ndihmave për personat që kanë pasur nevojë për të. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR