• e diel, 22 dhjetor 2024

Në SHBA, temperaturat bien edhe deri në minus 45

Në SHBA, temperaturat bien edhe deri në minus 45

Uashington, 23 shkurt 2023 (MIA) - Për shkak të stuhisë së dimrit që ka përfshirë zona të caktuara të SHBA-së, në disa pjesë të shtetit temperaturat mund të zbresin edje deri në minus 45 gradë, njoftuan mediat amerikane.

Si pasojë e stuhisë së borës, janë mbyllur biznese dhe shkolla në Dakota, Minesota dhe Viskonsin, ndërsa u anuluan afro pesë mijë fluturime.

Stuhitë e erës mund të arrijnë shpejtësinë 80 kilometra në orë, ndërsa në disa pjesë të SHBA-së, nën ndikimin e një dallge jashtëzakonisht të ftohtë, temperaturat mund të bien deri në minus 45 gradë Celsius.

Guvernatori i Minesotës, Tim Volc, tha se Garda Kombëtare do të ndihmonte shoferët e ngecur në stuhinë e borës, pasi sinoptikanët parashikojnë deri në një metër borë për disa pjesë të shteteve veriore - reshjet më të mëdha të borës në 30 vjet.

Во исто време одредени делови од источниот дел на САД имаат екстремно високи температури - во Орландо, Флорида би можеле да достигнат до 32 Целзиусови степени, а во Луизијана, Њу Орлеанс до 29 степени, најавија метеоролозите. паг/

Në të njëjtën kohë, disa pjesë të pjesës lindore të SHBA-së kanë temperatura jashtëzakonisht të larta - në Orlando, Florida, ato mund të arrijnë deri 32 gradë Celsius, ndërsa në Luiziana, Nju Orleans, deri në 29 gradë, njoftuan meteorologët. ls/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR