Në Serbi vazhdojnë protestat dhe bllokadat e studentëve
- – Studentët nga Serbia sot ju bënë thirrje qytetarëve që të grumbullohen në rrugët përgjatë gjithë qyteteve që t’i mbështesin kërkesat e tyre në ditën e njëqind të rënies së tendës në Novi Sad me çka humbën jetën 15 njerëz.
- Post By Fitore Curri
- 12:21, 9 shkurt, 2025
![Në Serbi vazhdojnë protestat dhe bllokadat e studentëve](https://mia.mk/images/20250209122117_big_730x400_83.webp )
Beograd, 9 shkurt 2025 (MIA) – Studentët nga Serbia sot ju bënë thirrje qytetarëve që të grumbullohen në rrugët përgjatë gjithë qyteteve që t’i mbështesin kërkesat e tyre në ditën e njëqind të rënies së tendës në Novi Sad me çka humbën jetën 15 njerëz.
Në Beograd është paralajmëruar bllokadë prej orës 11 deri në orën 18 në urën më të frekuentuar Gazella, përderisa në Novi Sad prej orës 11 deri në orën 14 do të bllokohen tre udhëkryqet kryesore, me çka do të pamundësohet hyrja në qytet.
Protesta në Serbi filluan pas shembjes së tendës në stacionin hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor. Studentët kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë, duke thënë se korrupsioni dhe puna jocilësore kanë shkaktuar aksidentin.
Protestat u zgjeruan gati në të gjitha qytetet me kërkesa për dorëheqje. Studentët vazhdojnë me protestat, duke kërkuar ndryshime thelbësore dhe përgjegjësi për tragjedinë. fc/
Fotografia: EPA