Në regjistrin e KSHPK-së janë regjistruar 1916 automjete në përputhje me Librin e afateve për zgjedhjet lokale
- Në regjistrin e automjeteve të organeve shtetëtore, organeve të vetëqeverisjeve lokale, ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëtor të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në kuadër të afatit të përcaktuar me aktivitetet zgjedhore për zgjedhjett lokale më 19 gusht, janë regjistruar 1916 automjete të paraqitura nga institucione të shumta.
Shkup, 20 gusht 2025 (MIA) - Në regjistrin e automjeteve të organeve shtetëtore, organeve të vetëqeverisjeve lokale, ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëtor të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit në kuadër të afatit të përcaktuar me aktivitetet zgjedhore për zgjedhjett lokale më 19 gusht, janë regjistruar 1916 automjete të paraqitura nga institucione të shumta.
Organet shtetërore, organet e vetlqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike ose personat e tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror ishin të detyruar të dorëzonin të dhëna për numrin, markën e automjetit, vitin e prodhimit, numrin e regjistrimit dhe gjendjen e automjetit në KSHPK jo më vonë se 18 gusht.
Nëse personat juridikë nuk dorëzojnë të dhëna për numrin, llojin, targën dhe gjendjen e automjeteve me të cilat disponojnë brenda afatit të përcaktuar, KSHPK-ja fillon procedurë kundërvajtjeje brenda 15 ditëve nga skadimi i afatit për dorëzimin e të dhënave.
Regjistrimi i automjeteve të institucioneve kryhet me qëllim që ato të mos përdorën nga zyrtarët dhe personat e tjerë të emëruar dhe të zgjedhur për nevojat e fushatave zgjedhore.
Ndërkohë, qeveria ka vendosur që të gjitha automjetet zyrtare të marrin targa speciale, me ngjyrë të kuqe deri më 15 shtator 2025, me qëllim rritjen e transparencës dhe parandalimin e keqpërdorimeve. Është planifikuar gjithashtu të futet një regjistër i posaçëm i automjeteve shtetërore, i cili do të mundësojë regjistrim të saktë të vendndodhjes dhe përdorimit të çdo automjeti zyrtar. ls/
Foto: Printskrin