• e mërkurë, 09 tetor 2024

Në Real të bindur se Vinisius do ta fitojë Topin e Artë

Në Real të bindur se Vinisius do ta fitojë Topin e Artë

Madrid, 9 tetor 2024 (MIA) - Në Real Madrid përgatiten për festë duke besuar se Topi i Artë do t'i jepet Vinisius Xhuniorit.

Klubi caktoi se cili delegacion do të udhëtojë në ceremoninë në Paris.

Sipas "Relevo", klubi beson që me siguri Vinisius do ta fitojë çmimin në vitin 2024. Fitorja e mundshme e brazilianit konsiderohet një triumf i vlerave të Real Madridit, sepse zhvillimi i lojtarit zhvillohej në klubin e Madridit.

Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të mbahet më 28 tetor. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR