• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në raundin e parë janë zgjedhur 44 kryetarë komunash, raund të dytë do të ketë në 33 komuna, përsëritje në tre

Në raundin e parë janë zgjedhur 44 kryetarë komunash, raund të dytë do të ketë në 33 komuna, përsëritje në tre

Shkup, 20 tetor 2025 (MIA) - Në zgjedhjet lokale, në raund të parë u zgjodhën kryetarët e komunave në 44 komuna, ndërsa në 33 do të ketë raund të dytë. Në tre komuna raundi i parë do të përsëritet për shkak të pjesëmarrjes së pamjaftueshme.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve, kryetarët e komunave në raund të parë janë zgjedhur në Berovë, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Gradsko, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë, Ilinden, Jegunovc, Kavadar, Karbinc, Kisella Vodë, Kratovë, Novac, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Shën Nikollë, Sopishte, Strumicë, Shtip, Haraçinë, Zhelinë, Saraj, Tearcë, Çair, Bogdanc, Kriva Pallankë, Krivogishtan, Gostivar, Likovë, Plasnicë, Çashkë.

Komunat ku do të votohet në raundin e dytë janë Aerodromi, Bërvenica, Valandova, Vinica, Debarca, Demir Kapia, Dojrani, Zrnovci, Karposhi, Kërçova, Konçe, Koçani, Makedonska Kamenica, Makedonski Brod, Mogilla, Negotina, Probishtipi, Rankovcki, Çeshinovë-Oblleshevë, Bogovinja, Dibra, Dollneni, Tetova, Krusheva, Lozova, Rosomani, Qendra, Çuçer Sandeva, Struga, Shuto Orizarja, Kumanova, Studeniçani, Qyteti i Shkupit.

Përsëritje e raundit të parë të zgjedhjeve për shkak të regjistrimit të pamjaftueshëm të popullsisë do të zhvillohet në Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë.

Në Nagoriçan të Vjetër ende është e pasigurt nëse do të ketë raund të dytë, sepse kandidati që kryeson deri më tani ka fituar 50,00 për qind të votave. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR