• e martë, 24 dhjetor 2024

Në QMK 1.748 thirrje për raste emergjente gjatë natës së kaluar, një zjarr në ambient të hapur

Në QMK 1.748 thirrje për raste emergjente gjatë natës së kaluar, një zjarr në ambient të hapur

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Sipas raportit të fundit të sektorit E-112 në QMK, në Numrin e vetëm të urgjencës janë bërë gjithsej 1.748 thirrje. Thirrjet "Reale" të urgjencës kanë qenë 39,30 për qind dhe 60,70 për qind të tjera, të cilat kanë qenë për nevoja të tjera të qytetarëve ose thjesht nuk kanë qenë urgjente, thuhet në Qendrën për menaxhim me kriza.

"Me zgjidhjen, koordinimin e këtyre thirrjeve përmes QMK-së, institucionet dhe shërbimet që janë për ndërhyrje të menjëherëshme lirohen nga thirrje të tilla. Si për shembull, kur telefonon një qytetar i sëmurë që mund të marrë këshilla nga shërbimi 'Alo doktor', një linjë e Ndihmës mjekësore urgjente (NMU) në një rast që nuk kërkohet ndihmë mjekësore, linja nuk mbahet e zënë", sqarojnë nga QMK.

Drejt policisë janë dërguar 51,12 për qind nga thirrjet, drejt NMU-së 42,13 për qind, ndërsa ndaj zjarrfikësve - 3,37 për qind.

"QMK i zgjidh, respektivisht i koordinon rastet emergjente, natyra e të cilëve 'kërkon' veprime të kombinuara të disa institucioneve apo shërbimeve", thuhet në njoftim.

QMK rajonale Veles informon se dje në orën 14:00 deri në ora 14:40 Njësia zjarrfikëse territoriale ka intervenuar me një veturë dhe tre zjarrfikës në djegien e bimësisë së ulët në fshatin Durutovec në drejtim të fshatit Çoloshevë.

“Natyrisht, paralelisht me ndërhyrjet e tilla në zjarret në ambiente të hapura, zjarrfikësit kanë ndërhyrë edhe në zjarre të tjera në zonat e banuara, sipas paraqitjeve për zjarr”, thuhet në njoftim. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR