Në QKUS në Beograd janë 17 pacientë nga zjarri në Koçan, dy janë në ventilim mekanik dhe dy të operuar
- Shtatëmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në Koçan janë duke u trajtuar në Qendrën emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë në Beograd, dy prej të cilëve janë në ventilim mekanik, ndërsa dy i janë nënshtruar operacionit, deklaroi dr. Milan Stojiçiq, drejtor i Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive pranë QKUS, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Melahat Baftija
- 11:38, 23 mars, 2025

Beograd, 23 mars 2025 (MIA) - Shtatëmbëdhjetë persona të lënduar nga zjarri në Koçan janë duke u trajtuar në Qendrën emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Serbisë në Beograd, dy prej të cilëve janë në ventilim mekanik, ndërsa dy i janë nënshtruar operacionit, deklaroi dr. Milan Stojiçiq, drejtor i Klinikës për kirurgji plastike dhe rikonstruktive pranë QKUS, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
Stojiçiq ka theksuar se pacientët janë në gjendje të mirë dhe periudha pas operacionit është pa probleme.
"Gjendja e tyre pas operacionit është e mirë. Javën e ardhshme ndoshta do të operohen edhe pesë ose gjashtë pacientë të tjerë. Kam edhe një lajm të mirë, disa pacientë ndoshta do të mund të transferohen në repart sepse funksioni i tyre i frymëmarrjes po rikuperohet me sukses, ndërsa plagët e djegura janë të tilla që nuk kërkojnë qëndrim në Repartin e mjekimit intensiv", deklaroi ai për RTS.
Ai theksoi se te pacientët që tashmë i janë nënshtruar operacionit, procedura përfshin heqjen e indeve të devitalizuara dhe mbulimin e tyre me autotransplantim, që do të thotë se lëkura e tyre merret nga rajone të tjera dhe transplantohet në zonat e djegura.
Një pacient do t'i nënshtrohet një operacioni tjetër për rreth pesë ditë (nga krahun tjetër).
Sipas tij, donatorët e lëkurës nuk do të nevojiten për ata që do të operohen.
Lidhur me rikuperimin e atyre që i janë nënshtruar operacionit, Stojiçiq theksoi se rezultati përfundimtar zakonisht vihet re për 14 ditëve, pasuar nga një fazë rikuperimi me ndihmën e mjekësisë fizikale. mb/
Foto: MIA