• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Qeveri pranim dorëzim i funksionit të kryeministrit, pas së cilës Mickoski do të vizitojë Shtipin

Në Qeveri pranim dorëzim i funksionit të kryeministrit, pas së cilës Mickoski do të vizitojë Shtipin

Shkup, 24 qershor, 2024 (MIA) - Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në orën 10 kryeministri i sapozgjedhur Hristijan Mickoski do të pranojë detyrën nga kryetari i deritanishëm teknik i Qeverisë, Talat Xhaferi.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Mickoski dhe Xhaferi do të kenë takim të shkurtër. 

Pas marrjes së detyrës, Mickoski do të shkojë në Shtip ku do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të sallës së re sportive "Xhekson", ndërsa më pas do të inspektojë ndërtimin e bulevardit të ri "Ilinden".

Kryeministrit Mickoski në Shtip më vonë do t'i bashkohet edhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, me të cilin do të bëjnë kontroll në spitalin e Shtipit.

Sot, detyrat nga paraardhësit e tyre do t'i marrin edhe zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë Arben Fetai, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajlovski dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR