• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Propozim-buxhet për vitin e ardhshëm deficiti buxhetor do të jetë më i ulët

Në Propozim-buxhet për vitin e ardhshëm deficiti buxhetor do të jetë më i ulët
Shkup, 17 tetor 2022 (MIA) – Ministria e Financave deri në fund të këtij muaji do t'i ketë projeksionet e para për buxhetin për vitin e ardhshëm. Sipas vlerësimeve të para, siç tregojnë burime qeveritare, do të shkohet me deficit buxhetor më të ulët në raport me vitin e kaluar. "Në raport  me vitin e kaluar, sipas projeksioneve të para shkohet me deficit buxhetor më të ulët. Sivjet, deficiti buxhetor është 5,3 për qind e BPV-së, ndërsa tani do të jetë midis 4,2 dhe 4,6 për qind varësisht se si do të jenë projeksionet, gjegjësisht cila do të jetë shkalla e inflacionit dhe dinamika e rritjes. Deri në fund të muajit do të dihet", thonë burime qeveritare.

QËNDRONI TË LIDHUR