• e premte, 05 dhjetor 2025

Në prill 357 leje për ndërtim prej të cilave 177 për ndërtime të larta, janë paraparë 729 banesa

Në prill 357 leje për ndërtim prej të cilave 177 për ndërtime të larta, janë paraparë 729 banesa

Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Në prill të këtij viti janë lëshuar 357 leje ndërtimi, që është për 38,9 për qind më shumë se në prill të vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës. Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 729 banesave me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 60 833 metra katrorë. Nga numri i përgjithshëm i banesave, 266 janë në rajonin e Shkupit, 232 në Jugperëndim, 125 në rajonin e Pollogut, 63 në rajonin Lindor, 16 në rajonin e Vardarit, 14 në rajonin Juglindor, 10 në rajonin e Pellagonisë dhe tre në rajonin Verilindor.

Më shumë leje janë dhënë për Rajonin e Shkupit, 89, pas çka vijojnë ai Jugperëndimor me 74, i Pollogut me 62, Lindor me 40, Juglindor 31, i Vardarit 26, i Pellagonisë 23, ndërsa më pak, 12, në Rajonin Verilindor. 

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është  6 316 119 mijë denarë, që është për 10,7 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak. 

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim  177 ( 49.6%) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 61( 17.1%) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 119 ( 33.3%) për objektet për rikonstruim. 

Tek 154 ( 43.1%) të objekteve si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 203 ( 56.9%) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste.  

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i  729 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej   60 833 m2. Nga numri i përgjithshëm i banesave, 266 janë në rajonin e Shkupit, 232 në Jugperëndim, 125 në rajonin e Pollogut, 63 në rajonin Lindor, 16 në rajonin e Vardarit, 14 në rajonin Juglindor, 10 në rajonin e Pellagonisë dhe tre në rajonin Verilindor. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR