• e mërkurë, 26 qershor 2024

Në prill 257 leje për ndërtim

Në prill 257 leje për ndërtim

Shkup, 14 qershor 2024 (MIA)- Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës (ESHS), gjatë muajit prill të vitit 2024 janë dhënë 257 leje ndërtimi që është për 22.1 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 703 659 mijë denarë, që është për 16.6 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 136 (52.9 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 56 (21.8 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 65 (25.3 %) objektet për rikonstruim.

Nga gjithsej 257 objekte, te 121 (47.1 %) si investitorë paraqiten persona fizik, ndërsa tek 136 (52.9 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste. Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 710 banesave me sipërfaqe të përgjithshme prej 55 611 m2.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR