• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Panairin e librit në Stamboll janë prezantuar veprat e përkthyera nga gjuha turke në atë shqipe dhe maqedonase

Në Panairin e librit në Stamboll janë prezantuar veprat e përkthyera nga gjuha turke në atë shqipe dhe maqedonase

Shkup, 29 tetor 2023 (MIA) - Në Panairin ndërkombëtar të librit në Stamboll sot u prezantuan botimet nga gjuha turke në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Organizator i stendës së Ministrisë së Kulturës të Maqeodnisë së Veriut ishte Shtëpia botuese "Shkupi" dhe drejtori i saj, Azam Dauti. Panairi mbahet prej 25 tetor deri 5 nëntor.

Siç kumtuan organizatorët, veprat të cilat tek shumë botues janë përkthyer nga gjuha turke në atë maqedonase i ka prezantuar Nenad Batkovski, kryeredaktor i Shtëpisë botuese "Bata pres", ndërsa për përkthimet nga gjuha turke në shuhën shqipe foli prof.dr. Ali Pajaziti, i cili i prezantoi veprat e publikuara nga shtëpitë botuese "Logos A" dhe "Shkupi". Në emër të organizatorit, promovimin e ka moderuar Sabit Shabani.

Ramadan Ramadani, drejtori i Qendrës për kulturë të shtetit tonë në Stamboll tha se vazhdimisht rritet bashkëpunimi në planin kulturor mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, e posaçërisht, siç tha, impresionon bashkëpunimi në botimin e veprave nga gjuha turke në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Ai potencoi se nuk është i vogël numri i veprave nga autorë të shtetit tonë, të përkthyera në gjuhën turke.

Në Panairin e librave në Stamboll marrin pjesë mbi 800 botues turq dhe të huaj, ndërsa pritet këtë vit të tejkalohet numri prej një milionë vizitorëve. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR