Në Pakistan autobusi me besimtarë myslimanë ra në humnerë, 17 të vdekur dhe 16 të lënduar
- Në Pakistanin jugperëndimor, 17 persona e humbën jetën, ndërsa 16 janë lënduar kur autobusi në të cilin ndodheshin, ra në humnerë.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:27, 11 prill, 2024
Kveta, 11 prill 2024 (MIA) - Në Pakistanin jugperëndimor, 17 persona e humbën jetën, ndërsa 16 janë lënduar kur autobusi në të cilin ndodheshin, ra në humnerë.
Zëdhënësi i provincës Beluxhistan, Shahid Rind deklaroi se fatkeqësia rrugore ndodhi mbrëmë kur besimtarët u nisën drejt një vendi të shenjtë për ta festuar Bajramin e Ramazanit.
Shoferi e humbi kontrollin ndaj autobusit dhe ra në humnerë, vetëm 25 kilometra larg destinacionit.
Pesëmbëdhjetë persona ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa në autobus ka pasur 33 persona, mes të cilëve edhe shoferi. ab/
Fotо: МIА arkivi