• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Ohër mbahet Shkolla e 14-të për liderë të rinj e themeluar nga ish presidenti Gjorge Ivanov

Në Ohër mbahet Shkolla e 14-të për liderë të rinj e themeluar nga ish presidenti Gjorge Ivanov

Ohër, 12 tetor 2023 (MIA) - Në Ohër mbrëmë filluan sesionet në suaza të Shkollës së 14-të për liderë të rinj e themeluar nga ish presidenti Gjorge Ivanov.

Ish presidenti Ivanov në fjalim liderëve të rinj u tha asnjëherë mos ta humbin shpresën dhe durimin, gjithmonë të mendojnë pozitivisht, të jenë të gatshëm për edukim dhe zhvillim të vazhdueshëm dhe këtë mund ta arrijnë me vetëkritikë, vetëbesim dhe vetëreflektim. Ai u uroi atyre të fitojnë miqësi të reja, aftësi të reja drejtuese dhe njohuri të reja që do t'i përgatisin për t'i përballuar më lehtë sfidat e rrugës së tyre të jetës.

Fjalë përshëndetëse para liderëve të rinj mbajti edhe ish kryesuesi i presidencës së Bosnja e Hercegovinës, Mladen Ivaniq, i cili para të pranishmëve foli për lidershipin, për vendimet që duhet të marrin, duke theksuar se jo të gjitha vendimet do të pranohen nga pjesa tjetër, por atë e theksoi si karakteristikë e liderëve të vërtetë.

Shkolla për liderë të rinj është themeluar me iniciativën e presidentit Ivanov në fillim të mandatit të tij të parë. Që nga viti 2010 në 13 sesionet e deritanishme të Shkollës morën pjesë 509 të rinj nga vendi dhe jashtë vendit, me formime të ndryshme akademike dhe profesionale. Në kuadër të Shkollës për liderë të rinj, më shumë se 322 ligjërues të njohur nga Republika e Maqedonisë, Evropa dhe bota kanë mbajtur ligjërata ndër vite. Në vitin 2018, projekti Shkolla për liderë të rinj e presidentit Ivanov u shpall projekti më i mirë shoqëror në Evropë për vitin 2017 nga Forumi Botëror i Investimeve të Engjëjve të Biznesit. sa/

Foto: Kabineti i Gjorge Ivanov

QËNDRONI TË LIDHUR