• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Ohër janë promovuar dy projekte mbarëkufitare me Shqipërinë të financuara përmes programit IPARD 3 të BE-së

Në Ohër janë promovuar dy projekte mbarëkufitare me Shqipërinë të financuara përmes programit IPARD 3 të BE-së

Ohër, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Me nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëfinancim mes bartësve të projekteve dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal sot në Ohër në mënyrë solemne është shënuar fillimi i realizimit të dy projekteve - "Vullnetarë në aksion për sigurinë e qytetatarëve dhe mbrojtjen e nbatyrës" dhe "Krusheva dhe Elbasani" - udhëtim në natyrë dhe avanturë", projekte të financuara përmes prrogramit IPARD 3 për bashkëpunim mbarëkufitar mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës s Shqipërisë.

Fjalime para të pranishmëve në solemnitet kishte ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski, i cil tha se krahas dy projekteve, me nënshkrimin e Marrëveshjes për partneritet për ndihmë teknike të Programit për bashkëpunim mbarëkufitar me Shqipërinë kontribuohet për bashkëpunim të drejtpëdrejtë mes dy vendeve.

"Bëhet fjalë për hapësirë të rëndësishme ndërkufitare me natyrë të pasur, kulturë, traditë dhe potencial të madh akoma pa shfrytëzuar. njëkohësisht rajoni përballet me sfida serioze si shpyllëzim, infrastrukturë të pazhvilluar, rreziqe nga katastrofat natyrore dhe ndikim ndaj mjedisit jetësor. Pikërisht për këtë projektet janë të orientuara drejt dy prioriteteve kyçe, njëri për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe ngritjen e rezistencës së rajonit përmes përforcimit të kapaciteteve për përballje me rreziqet, nga menaxhimi më i mirë me resurset natyrore dhe mbrojtja e zonave të mbrojtura... Prioriteti i dytë është zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe ruajtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore me krijimin e shërbimeve të përbashkëta natyrore, avancimin e traditave lokale dhe hapjen e mundësive të reja ekonomike për biznese të reja", tha Perinski.

Sipas tij, komunat nga rajoni janë fuqia lëvizëse për bashkëpunim efikas, ndërsa përmes programit IPAD ata e marrin shansin e tyre që t'i përforcojnë kapacitetet administrative, të ndërtojnë partneritet, të zhvillojnë zgjidhje që e përmirësojnë jetën e përditshme dhe të bëhen pjesë aktive e politikave evropiane që para anëtarësimit në BE.

"Këto dy investike me vlerë të përgjihshme prej 1,6 milionë euro do të konribuojnë për krijimin e prodhimit të qëndrueshëm turistik, i cili i bashkon natyrën, kulturën dhe autenticitetin e gjithë rajonit", tha ai, duke shprehur me këtë rast falënderimin deri te Delegacioni i BE-së për mbështetje të vazhdueshme, të sekretariatit të përbashkët teknik të dy strukturave operativem si dhe komunave për përpjekjet e investuara në krijimin e programit.

Euroambasadori mihalis Rokas nga ana e tij theksoi se projektet përkatëse janë në korrelacion me angazhimet e BE-së për promovimin e lidhjeve miqësore përmes kufijve, në zonat që përbasllen me sfida ose janë në njëfarë mënyrë të lëna pas dore nga autoritetet qendrore.

"Partneritet e këtij lloji janë shumnë të rëndësishme për ne, ata gjithmonë kanë qenë në forkusin e vëmendjes sonë sepse bëhet fjalë për projekte që nuk promovojnë vetëm miqësi por e ndihmojnë procesin e eurointegrimit. Përbalja me sfidat ekonomike, mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përfshirjen sociale janë fushat kryesore në të cilat janë orientuar programet evropiane. Këtu promovohet uniteti në ndërtimin e besimit dhe solidaritetit, mbështetja e zhvillimit të baëancuar të rajoneve dhe përforcimi i vlerave evropiane", tha Rokas.

Euroambasadori përkujtoi se Maqedonia e Veriut është pjesë e pesë programeve për bashkëpunim mbarëkufitar me të gjitha shtetet fqinje, me projekte në vlerë prej 90 milionë eurove, ndërsa vetëm me Shqipërinë ky bashkëpunim realizohet me dy projekte në vlerë prej 12 milionë eurove

Fjalime të veta në ceremoni kishin edhe drejtoresha e Drejtorisë për konvergjencë dhe kohezion me BE-në të Shqipërisë, Eridana Çano, si dhe kryetarët e komunave të Ohrit dhe të Krushevës, Kirill Pecov dhe Niko Çoneski. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR