Në një tubim në Iran janë arrestuar mbi 260 persona, janë konfiskuar alkool dhe drogë
- Forcat iraniane të sigurisë arrestuan mbi 260 persona, mes të cilëve edhe tre shtetas evropianë, në një tubim "satanist" në perëndim të kryeqytetit, Teheranit, lajmëroi sot agjencia iraniane e lajmeve.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:18, 17 maj, 2024

Teheran, 17 maj 2024 (MIA) - Forcat iraniane të sigurisë arrestuan mbi 260 persona, mes të cilëve edhe tre shtetas evropianë, në një tubim "satanist" në perëndim të kryeqytetit, Teheranit, lajmëroi sot agjencia iraniane e lajmeve.
"Në Teheran është shkatërruar rrjeti satanik, janë arrestuar tre shtetas evropianë", thekson agjencia, duke shtuar se mes të arrestuarve janë 146 burra dhe 115 gra, si dhe se është konfiskuar alkool, i ndaluar me ligjet islamike të Iranit, si dhe droga psikodelike.
Nuk ceket nacionaliteti i evropianëve të arrestuar. ab/
Foto: МIА arkivi