• e mërkurë, 06 nëntor 2024

Në një shtëpi të përfshirë në flakë në Kërçovë humbi jetën pronari, digjen automjete në Aerodrom të Shkupit

Në një shtëpi të përfshirë në flakë në Kërçovë humbi jetën pronari, digjen automjete në Aerodrom të Shkupit

 Shkup, 9 dhjetor 2023 (MIA)  -  Një shtëpi mbrëmë është përfshirë në flakë në Kërçovë në të cilën është gjetur i vdekur pronari i saj 79-vjeçar. Në Komunën e Aerodromit të Shkupit, megjithatë, një makinë është djegur, ndërsa flakët kanë përfshirë edhe dy makina të tjera.

 Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin ditor ka njoftuar se sot në orën 04:45 në DPB Kërçovë është raportuar se në një shtëpi në Kërçovë në pronësi të T.J.(79) nga Kërçova është përfshirë në flakë.

 "Gjatë ndërhyrjes së Zjarrfikësve Territorial është gjetur i pajetë pronari i shtëpisë. Ka konstatuar vdekjen mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa ekspertizë  ka kryer ekipi inspektues nga DPB Kërçovë, informoi  MPB-ja.

 Në orën 04:35 në SPB Shkup A.S. (41) nga Shkupi ka raportuar se në rajonin e Aerodromit  është djegur makina e tij "Ford Fiesta" me targa të Shkupit.

 "Nga zjarri janë përfshirë edhe dy makina tl tjera me targa të Shkupit  - "Ford" në pronësi të G.M. (42) dhe një "Audi" në pronësi të T.K.(49), të dyja nga Shkupi", thuhet në buletinin e policisë.

 Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje nga Zjarri,  dhe nuk ka persona të lënduar. Është kryer ekspertizë nga ekipi inspektues nga SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e ngjarjes.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR