• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Negotinë filloi me kohë votimi për president të shtetit

Në Negotinë filloi me kohë votimi për president të shtetit

Negotinë, 24 prill 2024 (MIA) - Të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë, me sukses filloi procesi zgjedhor për zgjedhjet presidenciale, informoi sot në mëngjes kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor Negotinë, Elizabeta Kamçeva.

Ajo përkujtoi se gjatë ditës së djeshme, u paraqitën dhe patën mundësi të votojnë, në pajtim me ligjin, gjithsej 142 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, si dhe tetë persona nga Negotina, të vendosur në shtëpinëe  të moshuarve jashtë territorit të komunës.

"Krahas kësaj, në këto zgjedhje kemi paraqitur edhe votim nga burgu nga ana e 22 personave, ndërkaq të tre personave jashtë vendit", përkujtoi ajo. 

Kamçeva shtoi se në listën zgjedhore për komunën e Negotinës, janë regjistruar gjithsej 15.840 votues me të drejtë vote. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR