• e diel, 29 shtator 2024

Në ndërprerje komunikacioni për automjete të rënda transportuese në rrugën Strugë - VK "Qafë Thanë"

Në ndërprerje komunikacioni për automjete të rënda transportuese në rrugën Strugë - VK

Shkup, 25 nëntor 2023 (MIA) - Nga ora 17:20 aksi rrugor Strugë - VK "Qafë Thanë" është në ndërprerje për automjete të rënda transportuese, njoftoi LAMM.

Nga ora 16:15 tërësisht për qarkullim është i mbyllur aksi rrugor Gostivar - Strazhë.

Për shkak të kushteve të këqija të motit, nga ora 16:15 në aksin rrugor Gradsko Prilep, në vendin "Pletvar" dhe anasjelltas, ka ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese.

Nga ora 16:30 në aksin rrugor Kriva Pallankë, vendkalimi kufitar "Deve Bair" është i mbyllur për automjete t rënda transportuese. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR