• e enjte, 04 dhjetor 2025

Në muajin gusht 280 leje të dhëna për ndërtim, nga të cilat 179 për ndërtime të larta, janë planifikuar 646 banesa

Në muajin gusht 280 leje të dhëna për ndërtim, nga të cilat 179 për ndërtime të larta, janë planifikuar 646 banesa

Shkup, 10 tetor 2025 (MIA) - Gjatë muajit  gusht të vitit 2025 janë dhënë 280 leje ndërtimi, që është për 1.8 për qind më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak.  Më së shumti leje për ndërtim 179 janë për ndërtimet e larta. Juglindja është rajoni me më së shumti leje për ndërtim në gusht 61, pas së cilës vijojnë rajoni i Pollogut me 60 dhe rajoni i Shkupit me 46. Për ndërtim janë parashikuar 646 banesa, tregojnë sot të dhënat e publikuara në Entin Shtetëror të Statistikës.

Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 5 241 279 mijë denarë, që është për 8.0 për qind më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak. 

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 179 ( 63.9 për qind) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 31 ( 11.1 për qind) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 70  (25.0 për qind) për objektet për rikonstruim. Nga gjithsej  280 të objekteve, tek  166 ( 59.3 për qind) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 114 ( 40.7 për qind) të objekteve si investitorë janë subjektet afariste. 

Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 646 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 64 251 m2 . Te numri i përgjithshëm i banesave në gusht të këtij viti ka rritje për 21,7 për qind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, ndërsa në sipërfaqen totale të shfrytëzueshme për 22 përqind.

Lejet për ndërtim në gusht tregojnë se në rajonin Juglindor do të ndërtohen 267 banesa, 232 në rajonin jugperëndimor, 58 në rajonin e Pollogut, nga 30 në rajonin e Shkupit dhe Pellagonisë, 22 në rajonin e Vardarit, shtatë në rajonin lindor dhe asnjë në rajonin Verilindor. sa/

foto: MIA arkivi/ printskrin ESHS 

 

QËNDRONI TË LIDHUR