• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Ministrinë e Financave duhet të mbahet takim me importuesit e automjeteve

Në Ministrinë e Financave duhet të mbahet takim me importuesit e automjeteve

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Në Ministrinë e Financave pritet të mbahet takim me importuesit e automjeteve pas njoftimit për rritjen e taksës për importin e automobilave.

Rritja e taksës për një pjesë të automjeteve është paraparë me ndryshimet në Dekretin për mënyrën e llogaritjes së taksës për automjetet i cili është përgatitur në kuadër të projektit me Bankën Botërore për avancimin e tatimimit të automjeteve.

Importuesit e automjeteve thonë se kjo do të ndikojë në punën e tyre dhe kërkesën për automobila e cila është ulur pas disa prej krizave botërore.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR