Në Manastir deri në orën 11 kanë votuar 10,66 përqind e votuesve
- Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Manastir konfirmoi se deri në orën 11:00 në votim kanë dalë 10,66 për qind e votuesve.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 12:32, 19 tetor, 2025
Manastir, 19 tetor 2025 (MIA) - Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Manastir konfirmoi se deri në orën 11:00 në votim kanë dalë 10,66 për qind e votuesve.
Sipas Listës së Vetme të Votuesve të drejtë vote kanë 77,253 votues, të cilët janë të shpërndarë në 170 vendvotime.
Gjatë votimit të djeshëm në Manastir, kanë votuar 134 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, 86 të burgosur në Burgun e Manastirit dhe 83 persona të vendosur në shtëpitë e pleqve në Manastir, informon Igor Talevski, kryetar i KKZ-së së Manastirit.
Në këto zgjedhje lokale, tetë kandidatë garojnë për kryetar të Komunës së Manastirit, ndërsa për anëtarë të Këshillit të Komunës së Manastirit garojnë kandidatë nga gjadhtëmbëdhjetë lista të kandidatëve.
Foto: MIA