• e diel, 30 qershor 2024

Në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell dhe më ngrohtë, nga e marta shi

Në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell dhe më ngrohtë, nga e marta shi

Shkup, 20 nëntor 2023 (MIA) - Moti sot në mëngjes do të jetë i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Të martën dhe të mërkurën priten reshje shiu fillimisht në pjesën perëndimore të vendit, e më pas në pjesët e tjera.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri në 3, ndërsa ajo maksimale nga 10 deri në 17 gradë. 

 Në Shkup moti do të jetë mot me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.

 Siç informon DPHM, të martën në disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta, ndërsa nga fundi i ditës fillimisht në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natës dhe të mërkurën dhe në pjesët e tjera do të ketë reshje shiu, e cilat në vende-vende do të jetë më e rrëmbyeshme. Temperatura e mëngjesit do të jetë në rritje

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR